Skip to main content

vjose

Kush lundron një herë në Vjosë, ka vrarë 100 Frikëra -Rrëfim nga Leonard Bombaj!

Submitted by admin on

Lumi Vjosa- i bukur,i paparashikueshëm,i egër, dhe shumë joshës me mospërfilljen e tij. “I fundit lum I egër në Europë”-tha L.Di Caprio. Shkova! Sepse aty kam mësuar notin 45 vjet më parë. Çunat luanin futboll në ishull rëre, unë notoja në rrymë të kundërt që të rrija në vend. Në kanalin Levan-Fier, uji i Vjosës kërcente mbi një portë betoni.