Federata Shqiptare e Rafting, duke marrë rastin nga ngjarja në Dibër ku një 18-vjeçar humbet jetën nga mbytja në ujërat e lumit Drini i Zi gjatë aktivitetit të kayaking,rastit të vitit të kaluar ku një vajzë humbi jetën duke eksploruar kanionin e Holtës dhe disa rasteve të viteve të shkuara u bëjmë thirrje të gjithë Operatorëve të Turistik, Agjencive Turistike dhe turistëve që ofrojnë ose duan të kryejnë aktivitetin e Rafting, Kayak, Kanoe, Hidrospeed, Canyoning dhe Kacavjerrje për tu siguruar që subjektet që ata zgjedhin të kenë guida që janë të trajnuara nga FSHR dhe të çertifikuar si Udhërrëfyes Turistike në Specialitetin e Rafting nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Subjekte si: “VJOSA EXPLORER”, “AHMET BERZANI PF”,“RAFTING VJOSA”,“ACTION X SKRAPAR” nuk kane guida te trajnuara dhe si rrjedhoj nuk janë pajisur nga Ministria përgjegjëse per Turizmin me certificatë per ushtrimin e veprimtarise sipas ligjit 93/2015“Per Turizmin”, gjë të cilën ju është komunikuar dhe nga Agjencia Kombetare e Bregdetit. (Ne attach dokumenti njoftimit)
GUIDAT E ÇERTIFIKUARA DHE KOMPANIT E QË KANË ÇERTIFIKUAR GUIDAT I GJENI NË FAQEN ZYRTARE TË WEBIT www.fshr.al NË SEKSIONIN "SKUADRA DHE GUIDAT" : https://fshr.al/ourteam
Lexoni të plotë deklaratën për median:https://fshr.al/2020/08/01/deklarat-per-mediat/