• Sep 07, 20
  • Albrafting

Ministria e Financës dhe Ekonomisë Znj.Anila Denaj së bashku me familjen zgjodhën rafting dhe hydro speed në lumin Vjosa në qytetin e Përmetit për ti dhënë fundjavës së tyre më shumë adrenalinë.

 

Guidat profesionale te Albania Rafting Group u befasuan nga shpirti i saj i garës dhe  i bashkëpunimit në grup.

 

Znj. Anila Denaj e dashuruar me natyrën shumë piktoreske që zoti i ka falur zonës së Përmetit zgjodhi të bëj rafting dhe hydro speed  sepse të jep mundësinë të shijosh nga afër luginën e Vjosës,kanionet e vegjël dhe shkëmbinjtë e lartë që e karakterizojnë. Ujin e kristaltë e të blertë që nuk rresht kurrë së vërshuari dhe kodrat e malet e gjelbëruara që të shoqërojnë.

 

Lumi i Vjosës konsideruar edhe si lumi i fundit i egër i Europës është një nga lumenjtë më të bukur dhe të përshtatshëm në Shqipëri për sportin e rafting dhe hydro speed(not në rrëmbeza të forta me ndihmën e një platforme plastike dhe veshjeve profesionale) edhe në sezonin e verës dhe vjeshtës kur shumica e lumenjëve u bie niveli i ujit.

 

Albania Rafting Group (ARG) është e para organizatë sportivo-turistike në Shqipëri, themeluese e Federatës Shqiptare të Rafting, anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërore të Rafting. Pasioni për natyrën dhe sportin i shndërruar në mision. Misioni për promovimin e Shqipërisë nëpërmjet zhvillimit të veprimtarisë së rafting sipas standardeve ndërkombëtare, në përputhje të plotë me respektin për natyrën dhe mbrojtjen e mjedisit.

ARG me grupin e saj organizativ, të përbërë nga njerëz të dashuruar me sportin, natyrën dhe jetën, kërkon të tregojë se rafting bashkon grupe njerëzish me prejardhje të ndryshme, pa njohur dallime race, seksi, moshe ose feje, të cilët synojnë një arritje të përbashkët. Rafting të mëson disa nga vlerat e rëndësishme njerëzore: përkushtimi, këmbëngulja, vullneti në punë dhe puna në grup. Rafting gjithashtu të mëson si të merremi me suksesin tonë dhe si të përballemi me dështimet tona. Pra,ndoshta merita më e madhe e rafting është se na mëson shumë rreth vetë jetës.