• Sep 21, 20
  • Albrafting

Maryam Salim përfaqësuesja e bankës Botërore në Shqipëri bën rafting për herë të parë në Shqipëri me Albania Rafting Group në lumin e Bistricës në Sarandë.

Znj. Salim këtë fundjavë vizitoi bregdetin e detit Jon dhe qytetin  dhe rethinat e Sarandës.Ajo si një mbështetëse e turizmit në Shqipëri dhe natyrëdashëse u bashkua me skuadrën e Albania Rafting për të shijuar rafting në lumin e Bistricës.Ajo gjatë udhëtimit të rafting u shpreh se zhvillimi i turizmit është një sektor shumë i rëndësishëm për ekonominë Shqiptare.

Saranda është e njohur për bukurinë e detit dhe është baza për ekskursione përgjatë bregdetit. Duke filluar nga Saranda, turistët mund të vizitojnë Butrintin, Gjirokastren dhe të bëjnë një ndalesë të detyrueshme në burimin e Syri i Kalter i cili tani është një nga bukuritë më të njohura natyrore në vend.

Turistët me pushime pranë detit po kërkojnë gjithashtu aktivitete sportive dhe turistike për të mbushur ditët e tyre dhe zbritja e Bistricës me rafting është një aktivitet turistiko-sportiv shumë i bukur turistik.Bistrica është një lumë shumëvjeçar, karstik me ujë të pastër dhe transparent.Pjesa e lumit që është zgjedhur për rafting(5 km e fundit ku bashkohet me detin Jon) është e pyllëzuar nga shumë llojshmëri pemësh e shkurresh dhe shtëpia e shumë shpendëve prandaj dhe quhet edhe si xhungla e Srandës.Gjatë udhëtimit me gomone do të kalohet në kanionin e Çukës (kanali i Çukës) dhe surpriza është dalja në detin Jon gjatë perëndimit të diellit.

Maryam Salim është Pëfaqësuesja e re e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri. Salim zotëron rreth njëzet vjet eksperiencë pune në Bankën Botërore, kohë gjatë së cilës ka kryesuar në sërë iniciativash që lidhen me reforma programesh e politikash.

Albania Rafting Group (ARG) është e para organizatë sportivo-turistike në Shqipëri, themeluese e Federatës Shqiptare të Rafting, anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërore të Rafting. Pasioni për natyrën dhe sportin i shndërruar në mision. Misioni për promovimin e Shqipërisë nëpërmjet zhvillimit të veprimtarisë së rafting sipas standardeve ndërkombëtare, në përputhje të plotë me respektin për natyrën dhe mbrojtjen e mjedisit.

Rafting të mëson disa nga vlerat e rëndësishme njerëzore: përkushtimi, këmbëngulja, vullneti në punë dhe puna në grup. Rafting gjithashtu të mëson si të merremi me suksesin tonë dhe si të përballemi me dështimet tona. Pra,ndoshta merita më e madhe e rafting është se na mëson shumë rreth vetë jetës.