• Mar 11, 21
  • Albrafting

Esmeralda Bombaj tregon eksperiencat e saj të rafting  në Kanionet e Osumit në  Skrapar, në lumin Vjosa në Përmet dhe në lumin Bistricë në Sarandë.Çdo herë ka qënë me bashkëshortin dhe 2 fëmijët e saj 10 vjeç dhe 14 vjeç duke e bërë eksperiencën e rafting akoma më të veçantë pasi kalon kohë argëtuese dhe edukuese me familjen.

-Alda si u njohe me Kanionet e Osumit?

Me kanionet e Osumit për herë të parë jam njohur nga një mikesha jonë e cila na ftoi për rafting.Që prej këtij momenti jam rikthyer 3 herë në Kanionet e Osumit,një herë në lumin Vjosa dhe një here në Bistricë.

-Qe dashuri me shikim të parë rafting?

Unë nuk shquhem për një njeri ekstremisht aventuriere ,megjithatë ky sport më ka goditur që herën e parë.Unë e dashuroj rafting!Është sport që të jep adrenalinë në mënyrë të sigurt,të bën ta eksplorosh natyrën,ta shijosh dhe mbi të gjitha të forcosh marëdhëniet me grupin me të cilët ti je duke bërë rafting qoftë kjo shoqërore,familjare,kolegë pune do me thënë e pare në shumë prizma unë e dashuroj rafting.Kam pasur eksperienca të ndryshme në të tre lumenjtë por të jashtëzakonshme dhe të mrekullueshme në të tre.

 

Për të ditur më shumë rreth eksperiencës së saj reale ndiqni videon ne youtube!