• Sep 07, 20
  • Albrafting

Analisti Andi Bushati dhe gazetarja shumë e ëmbël Balina Bodinaku së bashku me familjarë të tyre shumë të dashur  shijuan për herë të parë rafting në lumin e Bistricës e quajtur ndryshe edhe si xhungla e vogël e Sarandës deri ne dalje të detit Jon me skuadrën e Albania Rafting Group.

Balina shkruan rreth experiences së saj të re në social media https://www.instagram.com/balinabodinaku/?hl=en

E keni parë Bistricën? Një lumë shumë i bukur që buron nga Syri i Kaltër dhe i veshur në të dy brigjet e tij nga një bimësi e dendur që vende vende të krijon përshtypjen se po lundron mes një xhungle. Rafting në Bistricë të ofron një mundësi të veçantë për t'u njohur me këtë lum sa të bukur aq dhe të keqtrajtuar nga njerëzit.

Udhetimi përfundon me një finale fantastike, në derdhjen e lumit në det, në perëndim të diellit. Impresionuese!! Ndryshe nga c'tregojnë fotot, rafting në Bistricë nuk ka nivel të lartë vështirësie e mund të bëhet nga kushdo me lehtësi. Edhe më të lehtë e të bukur eksperiencën e bën profesionalizmi i Albania Rafting Group.Nuk u ndahem dhe jam e vendosur t'u bashkohem në çdo aventurë që do të më sygjerojnë, sepse u besoj dhe sepse janë absolutisht më të mirët.

 

Albania Rafting Group ka filluar që në vitin 2012 të promovoje rafting në lumin e Bistricës vetëm 15 min larg Sarandës qytetit të populluar nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj.Jo vetëm në Sarandë por në të gjithe Shqipërinë ka një kërkesë gjithmonë në ritje për aktivitetet në natyrë na të gjithë turistët duke e bërë qëndrimin e tyre më interesant dhe duke rritur punësimin e guidave të reja të rafting.